Shkupi zhgënjen, Voska barazon në fund me Rabotniçkin

Futboll

Shkupi zhgënjen, Voska barazon në fund me Rabotniçkin

Nga: K.G. Më: 15 mars 2025 Në ora: 17:00
Pamje nga ndeshja Voska - Rabotniçki

Shkupi ka befasuar për të keq si vendas në Çair, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Pelisteri i Manastirit.

Ristevski në minutën e 74-të shënoi për udhëtuesit.

Pas javës së 24-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi e mban vendin e gjashtë me 31 pikë e ka dy më shumë se

Pelisteri që gjendet një pozitë më poshtë. 

Voska Sport në Ohër ka barazuar në çastet e fundit me rezultat 1:1 me Rabotniçkin.

Gando në minutën e 14-të shënoi për udhëtuesit dhe Osei (90+4) për Voskën.

Rabotniçki renditet në vend të 3-të me 45 pikë e Voska në fund (i 12-ti) me 19 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat