Mitaj operohet me sukses: Mezi pres të kthehem

Futboll

Mitaj operohet me sukses: Mezi pres të kthehem

Më: 18 mars 2025 Në ora: 07:06
Mario Mitaj

Te Kombëtarja Kuq e Zi, do të mungojë në ndeshjet e muajit mars.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj, ka kryer një ndërhyrje të nevojshme kirurgjike, si shkak i shqetësimeve që kishte.

Me anë të një postimi në instagram, futbollisti i Al-Ittihad, tregoi se mezi pret të rikthehet në fushën e blertë.

‘Gjithçka shkoi mirë me operimin tim. Tani koha për rehabilitim dhe të kthehem sa më shpejtë dhe sa më i fortë për ta ndihmuar ekipin dhe shtetin tim”, shkroi bashkëlojtari i Karim Benzemas.

Mitaj poashtu ka falenderuar edhe mjekun që u kujdes për të.

Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet më 21 mars në “Wembley” me Anglinë, kurse tri ditë më vonë, e pret Andorran në “Air Albania”, përballje këto të vlefshme për kualifikimet e “Botërorit 2026”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat