Milani i vendosur për ta blerë Walkerin

Futboll

Milani i vendosur për ta blerë Walkerin

Më: 18 mars 2025 Në ora: 08:53
Kyle Walker

Milani arriti t’i siguronte shërbimet e Kyle Walker si huazim nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi anglez ka shkëlqyer me fanellën kuqezi dhe te gjiganti italian janë të kënaqur të gjithë me të.

Milani dhe mbrojtësi i huazuar i Manchester Cityt Kyle Walker planifikojnë të vazhdojnë partneritetin e tyre.

Marrëveshja e huazimit të 34-vjeçarit anglez zgjat deri në fund të sezonit 2024/25, por klubi italian ka mundësi ta blejë atë dhe të nënshkruajë një kontratë të përhershme.

Për lojtarin tashmë është përgatitur një marrëveshje deri në vitin 2027.

Nga ana tjetër City nuk pritet të shkaktojë probleme, pasi Walker nuk bën pjesë më në planet e Pep Guardiolës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat