Superkompjuteri i Opta-s ka realizuar një parashikim të detajuar se si do të përfundojë ky sezon në LaLiga, duke u bazuar në statistika, performancën e fundit dhe analizën e mundësive të secilit ekip për ndeshjet që i presin.
Parashikimet kryesore:
Barcelona – Ekipi blaugrana është favoriti kryesor për ta fituar La Liga-n, me një mundësi prej 68.5% për ta ngritur titullin. Fitorja ndaj Atletico Madridit në javën e 28-të i ka përforcuar mundësitë e triumfit final katalanas, veçanërisht pasi kanë edhe një ndeshje të prapambetur (ndaj Osasuna) për ta luajtur.
Real Madridi – Ekipi i bardhë është i vetmi që mund t’ia rrëmbejë titullin Barcelonës, me një mundësi prej 28.5%. Pavarësisht se të dyja ekipet janë të barabarta me pikë aktualisht, Barcelona ka një ndeshje më pak, çka i jep asaj një avantazh.
Atletico Madridi – Humbja ndaj Barcelonës i ka komplikuar mundësitë e “rojiblancos” për ta fituar La Liga-n, duke i lënë ata me vetëm 2.9% shanse. Gjithashtu, mundësitë e tyre për të mbaruar të dytët gjithashtu kanë rënë ndjeshëm, në 17.5% shanse.
Athletic Club – Ekipi bask ka një mundësi të lartë (81.8%) për të përfunduar në vendin e katërt të renditjes.
Villarreal kundrejt Betis – Opta i jep një mundësi të lehtë Villarrealit (52.9%) për të arritur në vendin e pestë, që është shumë i rëndësishëm për sa i përket mundësive të Spanjës për të mbetur e dyta në renditjen e koeficientit të UEFA-s për federata, që do të jepte një vend shtesë për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Si funksionon superkompjuteri i Opta?
Superkompjuteri përdor një model statistik që përcakton mundësinë e secilit rezultat ndeshjeje (fitore, barazim ose humbje), duke u bazuar në kuotat e tregut të basteve dhe “Power Ranking” të Opta. Simulimi i kampionatit bëhet 10.000 herë për të gjeneruar një parashikim përfundimtar për çdo skuadër. Kjo qasje merr parasysh performancën historike dhe të fundit të ekipeve, si dhe faktorë të tjerë si lëndimet e performancën individuale të lojtarëve.