Carragher: Palmer duhet të largohet nga Chelsea

Futboll

Carragher: Palmer duhet të largohet nga Chelsea

Më: 18 mars 2025 Në ora: 12:19
Jamie Carragher,

Legjenda e Liverpool-it, Jamie Carragher, mendon se Cole Palmer duhet të largohet nga Chelsea nëse dëshiron të arrijë në nivelin më të lartë.

Duke folur për ‘The Overlap’, Carragher e krahasoi Palmer-in me ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpool-i, Steven Gerrard.

“Mora pjesë si komentator në ndeshjen Brighton-Chelsea në kampionat muajin e kaluar. Jam një tifoz i madh i Cole Palmer-it dhe ai dha dy pasime fantastike në fillim të ndeshjes, por sa më gjatë vazhdoi loja, aq më shumë u duk zhgënjimi i tij me shokët e ekipit,” tha Carragher.

“Kjo më kujtoi Stevie-n (Gerrard) te Liverpool-i në disa momente, sepse ai ishte shumë më i mirë se të tjerët dhe shpesh zhgënjehej. Por Stevie ishte një lojtar lokal dhe nuk do të largohej kurrë, ndërsa Cole Palmer nuk ka të njëjtën lidhje me klubin”, theksoi ai.

Carragher ngriti dyshime mbi kontratat afatgjata që Chelsea ka nënshkruar me lojtarët.

“Këtu kthehem te kontratat tetëvjeçare dhe nëse janë vërtet të mira për klubin dhe lojtarët.

Nëse je Cole Palmer dhe të kanë mbetur edhe gjashtë apo shtatë vite në kontratë, ndërkohë që duhet të luash për një ekip që synon të fitojë Ligën e Kampionëve, si mund të largohesh?”, ka përfunduar Carragher.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat