Demaku: Do të luftoj për fanellën e Kosovës

Futboll

Demaku: Do të luftoj për fanellën e Kosovës

Më: 18 mars 2025 Në ora: 12:39
Kosova

Lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit u pasurua me tre futbollistë të rinj.

Selektori Franco Foda për përballjen e dyfishtë me Islandën në “play-off” të Ligës së Kombeve i përfshiu Dion Gallapenin, Vesel Demakun dhe Lirjon Abdullahun.

Treshja i është bashkuar ekipit kombëtar në grumbullimin që nisi dje.

Përmes një videoje të shkurtër të publikuar sot në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës në Facebook, ata e bënë prezantimin e tyre, ndërsa e shprehën nderin dhe krenarinë që po e realizojnë ëndrrën për të luajtur për Dardanët.

Do të luftoj për fanellën e Kosovës”, u shpreh shkurt Demaku.

“Është nder dhe krenari të luash për vendin tënd”, shtoi Gallapeni.

“Më është plotësuar ëndrra për të luajtur për Kosovën”, thotë Abdullahu.

Tri prurjet në fund thirrën njëzëri: “Forca Kosova”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat