Tuchel përqafon lojtarët në grumbullim

Futboll

Tuchel përqafon lojtarët në grumbullim

Më: 18 mars 2025 Në ora: 13:25
Trajneri Thomas Tuchel

Atmosfera te kombëtarja angleze është pozitive në prag të sfidës me Shqipërinë.

Trajneri Thomas Tuchel ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar për duelin e së premtes, për të nisur edhe zyrtarisht eksperiencën nën drejtimin e “Tre luanëve”.

Strategu i ri i Anglisë ka përqafuar dy prurjet e reja Dan Burn dhe Lews-Skellyu, duke i dhënë një përqafim pasi mbërriutën në St George’s Park. Anglia luan të premten me Shqipërinë dhe të hënën e ardhshme me Letoninë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Kishte gjithashtu fytyra të vjetra si Jordan Henderson dhe Marcus Rashford, të dy u lanë jashtë skuadrës së Gareth Southgate për Euro 2024, verën e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat