Gati oferta e çmendur për dyshen e Real Madrid

Futboll

Gati oferta e çmendur për dyshen e Real Madrid

Më: 18 mars 2025 Në ora: 15:33
Perez

Chelsea thuhet se po planifikon një sulm ambicioz të dyfishtë ndaj Real Madridit për sulmuesit brazilianë Rodrygo dhe Endrick.

Siç raportohet nga Footballfancast, Blutë janë të gatshëm të shpenzojnë 151 milionë sterlina (rreth 180 milionë euro) për të marrë dy sulmuesit.

Blutë kanë shpenzuar shifra marramendëse nën pronësinë e Clearlake Capital të udhëhequr nga Todd Boehly.

Ata kanë shpenzuar veçanërisht shumë në rekrutimin e sulmuesve të rinj nga i gjithë planeti, por gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për ta në fushë.

Chelsea së fundmi arriti një marrëveshje me Sporting për sulmuesin e krahut, Geovany Quenda.

Ata gjithashtu thuhet se janë gati të blejnë përfundimisht Jadon Sanchon nga Manchester United për 25 milionë sterlina.

Pavarësisht këtyre, Chelsea thuhet se po punon për dy blerje të mëdha në verë nga Real Madrid.

Rodrygo dhe Endrick janë shfaqur të dy si objektiva, por Real Madrid thuhet se nuk është i gatshëm të negociojë për asnjërin nga lojtarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat