Serkle Bruzh është pranë zyrtarizimit të Besnik Hasit.
Trajneri shqiptar do të mbetej në elitën e futbollit belg, pasi mbylli këtë vit bashkëpunimin me KV Meshelen.
Serkle Bruzh vendosi dje për shkarkimin e austriakut Feldhofer, pas rezultateve të dobëta. 45-vjeçari qëndroi me skuadrën nga dhjetori i vitit të kaluar duke drejtuar skuadrën për 17 ndeshje.
Në rast se vjen zyrtarizimi siç raportohet në Belgjikë, Besnik Hasi do ta marrë klubin në pozitë mjaft të vështirë.
Objektiv është shpëtimi i këtij sezoni, që konsiderohet tashmë i dështuar në kampionat.
Serkle Bruzh do të luftojë në pjesën e mbetur të edicionit, për të mos rënë nga kategoria.
Gjatë historisë numëron tre tituj kampion dhe dy Kupa të Belgjikës.