Osimhen do të luajë në Premier League

Futboll

Osimhen do të luajë në Premier League

Më: 18 mars 2025 Në ora: 15:47
Victor Osimhen

E ardhmja e Victor Osimhen duket se do të jetë në Premier League.

Kështu ka deklaruar bashkëlojtari i tij në kombëtaren e Nigerisë, William Troost-Ekong.

I pyetur nga ‘TalkSport’, mbrojtësi ka lënë të kuptohet se Osimhen do të transferohet në Angli sapo të përfundojë huazimi i tij te Galatasaray.

“E di që ai është një tifoz i Chelseat, por gjithashtu e di se ka biseduar me çdo klub të madh. Varet nga zgjedhja që do të bëjë. Ai do të përshtatet në çdo ekip.

Mendoj se gjithçka ka shkuar mirë për të te Galatasaray, por nuk mund ta imagjinoj të qëndrojë atje për një sezon tjetër ose të luajë diku tjetër përveç Premier League sezonin e ardhshëm”, tha Troost-Ekong.

Me interesimin e klubeve të mëdha angleze, duket se transferimi i Osimhen në Premier League është vetëm çështje kohe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat