Familja Abrashi nga Gjakova po fajëson komunarët për mos kompletimin e një muri për rreth lumit Krena, që kalon prapa shtëpisë së tyre.
Ani se kanë kaluar disa vite që ky projekt ka nisur, aty nuk është bërë zgjidhje.
E këta e ndërtuan sërish një mur për ta mbrojtur shtëpinë nga vërshimet e muajve të ftohtë.
Por edhe me të, nuk bën zgjidhje, meqë u rrëzua të martën e 10 gushtit.
Edhe përbrenda shtëpisë, qarjet e plasaritjet janë të shumta, andaj për këtë familje pesëanëtarshe ky objekt po konsiderohet i pabanushëm.
Këta banorë tashmë kanë bërë disa kërkesa në nivel komunal por edhe qendror.
Të parët i tha televizonit se janë në pritje të mbështjetjes financiare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila siç tha Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, është premtuar tashmë.
Ndërkohë, nga Zyra për Media e Ministrisë thanë se janë në pritje të një vendimi nga Qeveria për bartjen e mjeteve financiare.
“Bazuar në Buxhetin e Rishikuar të Kosovës për vitin 2021, për projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Krena”, për vitin 2022 janë ndarë buxhet në vlerë prej 250,000.00 €”.
Sipas tyre, edhe në 2023-ën për këtë projekt priten të ndahen 700 mijë euro.