Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut, konsumatorët të cilët furnizohen nga Stacioni i Pompave-Brekoc, si dhe Gërqinë, ku banorët furnizohen me ujë të pijes nga uji burimor, sot pas verifikimit të gjendjes nga ekipet e KRU “Gjakova”, është konstatuar se turbullira e ujit është e ngritur.
KRU “Gjakova” sugjeron konsumatorët në vendbanimet Brekoc dhe Gërqinë që ujin ta përdorin vetëm për pastrim.
Deri në lajmërimin tjetër.