Drejtoria e Bujqësisë në Gjakovë : Fermerët të gatshëm për të filluar procesin e të mbjellave vjeshtore

Gjakova

Drejtoria e Bujqësisë në Gjakovë : Fermerët të gatshëm për të filluar procesin e të mbjellave vjeshtore

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Fermerët e Komunës së Gjakovës kanë nisur punimin e tokës për të mbjellat vjeshtore, e veçanërisht për mbjelljen e fazës së grurit, ku në procesin e fundit të korrje – shirjeve në Komunën e Gjakovës, kjo komunë kishte të mbjellura rreth 3,000 hektarë me grurë, rendimeti i të cilave ishte 5,000, deri në 5,500 kg grurë për hektarë.

Jetmira Gllogjani Vula, Udhëheqëse e sektorit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Drejtorinë e Bujqësisë në Gjakovë, ka folur për Telegrafin lidhur me procesin e të mbjellave vjeshtore, duke cekur që Komuna e Gjakovës nuk e bën shpërndarjen e farës së grurit.

Komuna e Gjakovës e specifikisht Drejtoria për Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural nuk e bënë shpërndarjen e farës së grurit për fermerë, dhe nuk kemi kritere që duhen të përmbushen pasi në linjën tonë të subvencioneve nuk kemi shpërndarë farë të grurit.”, tha fillimisht Gllogjani – Vula.

Por pavarësisht që Komuna e Gjakovës nuk e bënë shpërndarjen e farës së grurit, nga informacionet që Drejtoria e Bujqësisë ka siguruar nga puna që zhvillohet në terren, thuhet se këtë vit në raport ,e vitin e kaluar pritet të ketë më shumë tokë të mbjellur me grurë.

Nga informatat e terrenit në Komunën e Gjakovës priten te mbillen rreth 3500-4000 ha me grurë.”– potencoi Gllogjani – Vula.

Ajo po ashtu ceku që fermerët e Komunës së Gjakovës në raport me rregullat agroteknike tashmë kanë bërë përgatitjet përfundimtare për të filluar me mbjelljen e grurit.

”Fermerët si çdo vit tashmë kanë bërë përgatitjet përfundimtare për të filluar procesin e mbjelljes së grurit, normalisht duke i respektuar masat agroteknike, në mënyrë që të kenë sa më shumë rendiment dhe cilësi më të lartë të grurit.”, përfundoi Gllogjani – Vula. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat