E dhimbshme: Ky është personi që humbi tragjikisht jetën nga incidenti me zjarr në Gjakovë

Gjakova

E dhimbshme: Ky është personi që humbi tragjikisht jetën nga incidenti me zjarr në Gjakovë

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 15:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një person humbi jetën pasi shtëpia e tij ishte kapluar nga flakët.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi”.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën tragjikisht në këtë incident është A. Juniku, rreth 40-vjeçar.

Policia deklaroi se me të marrë informatën, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Megjithatë, gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë u gjet një trup i pajetë i viktimës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat