Po vazhdon ecuria e procesit zgjedhor në komunat e Rajonit të Gjakovës.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në ora 11:00 në komunat e Rajonit të Gjakovës, Gjakovë, Rahovec, Malishevë dhe Junik kanë votuar 17 mijë e 245 qytetarë me të drejtë vote.
Në komunën e Gjakovës, nga 119 mijë e 237 votues deri në ora 11:00 kanë votuar 9039, apo 7.58 % e qytetarëve me të drejtë vote.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/09/auto_Gjakove-Votimet1739102348.jpg)
Ndërsa në Komunën e Rahovecit, përqindja e votuesve deri në ora 11:00 është 5.39%, ku më saktësisht deri në këtë orë në këtë komunë ku kanë të drejtë vote 58 mijë e 338 qytetarë, kanë votuar vetëm 3144 prej tyre.
Në Komunën e Malishevës deri në ora 11:00 sipas KQZ-së kanë prej 55 mijë e 154 qytetarëve me të drejtë vote, kanë votuar 4684 prej tyre, ose 8.49%.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/09/auto_Malisheve-Votues1739102347.jpg)
Ndërsa në Komunën e Junikut ku ekzistojnë vetëm dy qendra të votimit, deri në ora 11:00 nga 5292 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 198 qytetarë, ose 3.74%.Theksojmë që në rajonin e Gjakovës të drejtë vote kanë 237 mijë e 991 votues.