Kaq për qind votuan deri më tash në Gjakovë

Gjakova

Kaq për qind votuan deri më tash në Gjakovë

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 17:33
Votimi ne Gjakovë

Qytetarët e Komunës së Gjakovës po e shfrytëzojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e sotme parlamentare.

Sipas të dhënave të orës 17:17 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dalja në Komunën e Gjakovës është 25.01 për qind ose 29 mijë e 824 qytetarë.

Në Komunën e Gjakovës të drejtë vote kanë gjithsej 119 mijë e 237 qytetarë.

Kosova sot po voton për zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen për herë të parë si të rregullta pas shpalljes së pavarësisë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë. Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces zgjedhor ka qenë 48,78 % apo 903,379 votues. Në garën zgjedhore të vitit 2021, kanë qenë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 dalja në votim ishte 44.56 për qind apo 826,916 mijë qytetarë.

Deri në orën 11 në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë votuar 8.30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019 kishin votuar 9.64 për qind apo 174 mijë e 669 votues.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, deri në orën 15:00 kanë votuar 32,32 për qind apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 me të drejtë vote. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29,28 për qind e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 961 mijë e 214 qytetarë me të drejtë vote.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat