Në Dingolfing dhe Landau të Bavarisë, në Gjermani edhe në këtë vit shkollor, filluam me kohë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, thotë aktivisti i palodhur z. Tefik Jaha.
Më rastin e fillimit të ditës së parë, më 17.09.2021 përveç pjesëmarrjes të një numri të Prindërve nga nxënësit që filluan vitin shkollor në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, ishte edhe kryetar i Këshillit Koordinues, për 13 vite në vazhdimësi, z. Jaha , për këto dy paralele, në të dy qytetet Dingolfing dhe Landau.
Për vitin 2021/22, në Dingolfing, vijojnë mësimin 20 nxënës, ndërsa në Landau 23 nxënës, të cilët janë të pajisura me libra, ku në të ardhmen shpresojmë se do të rritej numri i nxënësve dhe i ftojmë secilin prindër që ta dërgojnë fëmiun në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, ngaqë jo vetëm që është përgjegjësi morale, respektimi dhe mësimi i gjuhës amtare, po njëkohësisht është edhe një freskim i trurit të nxënësve, kur ai e di gjuhën e vet, tha Jaha
Në prani të nxënësve dhe prindërve, ku respektoheshin masat e Pandemisë, mësueset: për Dingolfing, znj. Ismije Demolli dhe për Landau znj. Mervete Ismajli, ju uran nxënësve një fillim të mbarë të vitit shkollor, 2021/22. Ndërsa i emocionuar z. Tefik Jaha, tha:
nderuar/a dhe shumë të respektuar/a; prindër, nxënës dhe mësuese e, të gjithë ju aktivistë e përkrahës të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë, uroj që edhe ky fillimviti shkollor, të shkojë sa më mbarë. Uroj që të gjithë fëmijët e komunitetit tonë të jenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe për këtë të jemi sa më të bashkuar, ne, prindërit, që fëmijët të jenë të nxitur të vijojnë mësimin në shkollën shqipe.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/20/auto_w31632143391.jpg)