Isufi, luftoj krah për krah, me themeluesin dhe themehSali Çekaj, me Komandantin dhe heroin, Agim Ramadani, Komandantin e Koshares, Gjeneral Rrustem Berisha dhe tjerë, në Betejën epike të Koshares, në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptarë!
LDK në Gjermani përkatësisht, Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së për Bavari ; Munih & Starnberg, në nderim të figurës poliendrike të ish Kryetarit të saj,z. Isuf Qetaj, organizon :
AKADEMI PËRKUJTIMORE
Familjarë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftetarë të Isufit, kishin arritur në vendin ku mbahej Akademia, nga të gjitha anët e Gjermanisë, Europës dhe nga Kosova, përfshi këtu edhe Komandantin e Brigadës 138 "Agim Ramadani", Gjeneral Rrustem Berisha, Komandanti i Epopesë së Koshares, bashkë-eprori, Farush Thaqi me bashkëluftëtarët e Betejës së Koshares, luftëtarët e lirisë : Isuf Sinanaj e Sherif Haradini, si dhe ushtarin e orëve të para t'luftës çlirimtare, besnikun e Rugoves, z. Gani Geci !
Vlerë shtuar dhe suplementare e këtij evenimenti ishte prania e Familjeve të Heronjëve të Dardanisë Antike-Kosovës, siç janë familjet : Gërvalla, Hajdaraj, Çekaj, Zemaj dhe Zeqiraj, si dhe familjet e deshmorëve dhe të rënëve n'alltarin e lirisë, prania e të cilëve nderoj evenimentin dhe vetë figuren emblematike të Isufit.
Në nderim të Isufit !
Eveniment ekskluziv ; nderimi dhe dhe përkujtimi me pietet, të një figure emblematike të Levizjes sonë Nacionale për Liri & Pavarësi, i një figure i cili me pushkë & penë i doli zot atdheut, n'krye të së ciles ishte Presidenti historik, Ibrahim Rugova !
Lot dhimbjëje dhe krenarie për Isufin !
Recitale, simbolika sentimentale, monologje artistike, telegrame përshendetëse-atdhetare dhe deri të këndimi i këngës premier për Isufin, nga ana e rapsodit të njohur Brahim Qetaj, përshkonin begatinë e programit të organizuar.
Një akademi e mirë-përgaditur nga Këshill Organizativ i Kolegjiumit të Nëndegëve për Bavari, me shumë zell, përkushtim, pasion, por mbi të gjitha me sens të jashtëzakonshëm, larmia e begatë programore e së cilës nxirrte ; lot, duartrokitje, por edhe ndjenjën e krenarisë për burrin e Dardanisë, besnikun e Rugovës dhe ushtarin e lirisë, Isuf Demë Qetaj.
Moderimi ishte i përkryer deri n'përsosje, përfshirë vlerat kulturore-artistike dhe ato kombëtare, nën kujdesin e poetit të mirënjohur dhe me përvojë unike në organizime të tilla me peshë kolturore-kombëtare, z. Mentor Thaqi, por pa lënë anash edhe kontributin e spikatur të gjithë atyre që u munduan që kjo akademi të jetë e nivelit që meriton ish Kryetari i Kolegjiumit të Nëndëgeve për Bavari, tanimë i ndjeri Isuf Demë Qetaj !
Isufi, lirinë e kishte gjakim, edukatën familjare e kishte frymëzim t'pashtershëm në aspiratën për liri e të drejta kombëtare, derisa LDK-në dhe Presidentin Rugova udhërrefim & udhërrëfyes në idealet e kombit & atdheut për Liri e Pavarësi të Dardanisë Antike-Kosovës !
U mbajtë fjalë rasti nga Kryetari i tashëm i Kolegjiumit të Nëndëgëve të LDK-së për Bavari, saktësisht për Munih dhe Stanberg, z.Mehmet Zymeri, një fjalë rasti me shumë emocion dhe për pasojë edhe lot, në kujtim të figures atdhetare dhe poltike të bashkëveprimtarit të Kryetarit të deridjeshëm, z. Isuf Qetaj.
Z. Zymeri, foli fjalë të zgjedhura për kontributin dhe ndjenjën e sakrificës së Isufit për t'i dal zot atdheut në kohë kruciale për fatet e vendit, duke e provuar e promovuar këtë ndjenjë në fushën e betejave kundër armikut shekullor serbo-sllav, si dhe në aktivitetin politik n'LDK, si një nga figurat dhe personalitetet me të dëshmuara dhe stoike në rrugën e lirisë, çlirimit dhe shtetndertimit.
Në emër të Degërs së LDK-së për Gjermani, një fjalë rasti mbajti sekretari i kësaj Dege dhe njëherit bashkëveprimtar shumëvjeqar i Isufit, z. Isa Jakup Shabani !
Fjala e Tij pëmbajtësore u përcoll me interes të veqant, ngase nxori në dritë të diellit, personalitetin unik të Isufit në aktivitetin dhe angazhimin politik për vendin n'kuadër të LDK-së dhe me theks të veqantë, të Degës së saj n'Gjermani, për çfarë Isufi shquhej me vullnetin e palekundur dhe humanizmin ekzemplar për t'i ndihmuar në radhë të parë bashkëluftetarët në nevojë dhe shtetndertimin e Kosoves në anën tjetër.
Nga fjala e Rrustem Berishes !
Gjeneral Rrustem Berisha, ish Komandant i FARK-ut në Betejën epike të Koshares, saktësisht, Komandant i Brigades 138 " Agim Ramadani", icili kishte ardhur n'Gjermani enkas për Akademinë kushtuar ish ushtarit dhe bashkëluftetarit, Isuf Qetaj, foli me pietet dhe krenari për aksionet, trimëritë dhe idealet e Isufit n'beteja, si një ushtar & luftetar i zgjuar, i zoti dhe i gatshëm për sakrificë sublime për atdhe.
Z. Berisha, evokoj raste dhe çaste t'larmishme por shumë t'rëndësishme për luftën dhe pas saj ; për veshtirsitë, moralin dhe patriotizmin e pashoq të Isufit në fushën e betejës i cili edhe pse i ri në moshë (19 vjeqar), zotëronte në mënyrë superiore shkathtësitë ushtarake dhe luftarake n'terren, dhe sidomos në aftësitë goditëse të artilerisë, gjini të cilin e kishte përzgjedhur me deshirë Isufi i ri në moshë por i pjekur për beteja.
Ndër të tjera, në fjalen e Ttij, ish Komandanti i Koshares, Gjenerali Rrustem Berisha, tha se ikja e hershme e Isufit, është një humbje e madhe dhe e pakompenzueshme, jo vetëm për familjën, por edhe për bashkëveprimtarët & bashkëluftetarët ghithandej të cilët Isufi i ndihmoj dhe nuk i harroj kurr !
Disa herë, z.Berisha, i'u drejtua Familjes Qetaj të cilët ishin t'pranishëm n'akademi dhe kerkoj pre tyre që dhimbjen për Isufin t'a kthejnë në krenari, ngase vepra jetësore e tij n'sherbim të lirisë dhe shtetit të Kosovës, është e përjetshme dhe e shkruar në analet e ndritura të historisë kombëtare.
Në emër të Familjes Qetaj, foli babai i Isufit, Demë Qetaj !
Baba Demë, një burrë i fjalës dhe i besës-tradicional, koshient dhe i vetëdijshëm për peshën e akademisë në njërën anë, por edhe të dhimbjës për djalin në anën tjetër, dhimbje e cila e përvëlonte n'gji, në një ekuilibër të lakmuar ndër të tjera tha, parafrazoj ;
Falenderoj organizatorët e Akademisë për Isufin, bashkëveprimtarët & bashkëluftetarët e Tij, si dhe të gjithë të pranishmit në këtë eveniment përkujtimi & nderimi për isufin, me porosinë që vepra e isufit të kujtohet e nderohet duke vazhduar tutje dhe fuqishëm aktivitetin politik dhe organizativ n'kuader të LDK-së dhe për atdhe në rrugën e shtetndertimit.
I gjithë evenimenti kushtuar besnikut të Rugovës dhe t'Kosovës, ushtarit dhe luftetarit të lirisë në Betejen e lavdishme të Kosharës, Ismet Demë Qetaj, ishte në prezantim të drejtpërdrejtë të RTV Fontana me regji të regjisorit Halil Rrustemaj !
Lavdi jetës dhe veprës unikale të ISUF QETAJ !