Një histori e pazakontën ka ardhur sot nga Entoleta Notaj. Ajo tregoi dhe historinë e pabesueshme të jetës së saj.
Entoleta tregoi se u largua me bashkëshortin dhe djalin e tyre në Gjermani. Asokohe ishte në pritje të fëmijës së dytë, dhe për të largimi dhe përshtatja me një vend tjetër nuk ishte e lehtë. Shteti gjerman i dërgoi në një fshat, ku u njohën me një grua gjermane, e cila iu ndryshoi tërësisht jetën.
Notaj tregoi se e moshuara, të cilën e konsideroi si një nënë të dytë, e kishte ndihmuar atë dhe familjen e saj që të bënin letrat. Por kur e moshuara ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë.
“Kishim vendosur që hotelin do ta bënte shtëpi për ne, që të jetonim së bashku.
Donte të na merrte nga shtëpia që kishte lënë shteti gjerman dhe të na linte në pronën e saj. Por nuk u realizua sepse u sëmur me kancer dhe ndërroi jetë. Në fillim, pasuria i kaloi motrës së saj por e kishte lënë amanet, dhe pasuria kaloi te ne. Motra e saj edhe sot është kumbara e djalit tim.”, tregoi ajo.