Një 39-vjeçar largohet nga Klinika Psikiatrike e Gjilanit, policia në kërkim të tij

Gjilani

Një 39-vjeçar largohet nga Klinika Psikiatrike e Gjilanit, policia në kërkim të tij

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Një person i moshës 39-vjeçare është larguar nga Klinika Psikiatrike e Spitalit të Gjilanit dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se është iniciiuar rast ‘’Person i zhdukur’’ dhe sipas tij, është duke u hetuar nga hetues rajonal të policisë në Gjilan.

“Me datën 15.07.2024 rreth orës 14:00 në Stacionin Policor në Gjilan është raportuar se një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1985 i cili ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit në klinikën e psikiatrisë është larguar dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet tutje në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat