Kriza në komunën e Gjilanit, flet Alban Hyseni

Gjilani

Kriza në komunën e Gjilanit, flet Alban Hyseni

Më: 10 mars 2025 Në ora: 21:05
Alban Hyseni

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e drejtoreshës për Finanxa dhe Buxhet.

Hyseni, përmes një postimi në facebook është shprehur se i kam ndjekur me vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike dhe që organet e rendit janë të njoftuara dhe po trajtojnë këtë çështje.

“Siç është bërë tashmë e ditur, sot kam pranuar dorëheqjen e drejtoreshës për Financa dhe Buxhet.

Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura dhe i kam ndjekur me vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike. Meqenëse organet e rendit janë të njoftuara dhe po trajtojnë këtë çështje, presim që e vërteta të përcaktohet përmes proceseve ligjore dhe vendimeve përkatëse”, ka thënë Hysëni.

Ndërsa ka shtuar se sepse beson te faktet dhe te e vërteta të cilën dhe që siguron qytetarët se institucioni ka funksionuar dhe do të vazhdojë të funksionojë me transparencë dhe profesionalizëm.

“Unë refuzoj që të komunikoj me gjuhën e njejtë, sepse besoj te faktet dhe te e vërteta të cilën e kanë parasysh të gjitha palët, pavarësisht se si e proklamojnë.

Si kryetar i komunës, siguroj qytetarët se institucioni ka funksionuar dhe do të vazhdojë të funksionojë me transparencë dhe profesionalizëm. Askush nuk ka pasur qasje të paautorizuar në një zyrë kaq të ndjeshme, e aq më pak ndonjë aktivist i Lëvizjes.

Përgjatë javëve të fundit, fokusi im kryesor ka qenë siguria e një menaxhimi të drejtë dhe të përgjegjshëm të buxhetit komunal, i cili tashmë është votuar dhe do të shërbejë për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e qytetarëve tanë.

Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar tutje Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat