Zhegra fiton dy pikë të mëdha

Hendboll

Zhegra fiton dy pikë të mëdha

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:07
Zhegra fiton dy pikë të mëdha

Pasi në xhiron e kaluar pësoi nga Llapi si vendas, Zhegra është kthyer te fitorja në kuadër të javës së 12-të. Të enjten, Zhegra fitoi si mysafire e Prizrenit me rezultat 44:32. Me këtë ndeshje është mbyllur java e 12-të e Superligës. 

Zhegra është e pesta me 12 pikë kurse Prizrenit mbetet i fundit me 3 pikë. H. Salihu me 9 gola e D. Haxhimusa me 8 ishin më efikasët te Prizreni. Zhegrën e udhëhoqën A. Haziri me 14 gola dhe G. Misini me 10 gola. 

Prizreni – Zhegra 32:44 (16:22)

Prizreni: Etemi, Thaqi 4, Krasniqi 3, Haxhimusa 8, Skenderi 3, Ç. Thaqi, Gashi 2, Ahmetaj, Salihu 9, Ferati 2, Buqaj 1, Bytyqi.

Zhegra: Kurexhaj, Ibrahimi, Murseli 1, Aliu 6, E. Isufi, Shaqiri, Ag. Isufi 2, F. Isufi 7, Haziri 14, Misini 10, Ad. Isufi 3, Agushi 2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat