Prishtina luftoi aq sa pati forcë në Athinë në duel me AEK-ut, por jo edhe të dalin me rezultat pozitiv.
AEK-u ka shënuar fitore me rezultat 37:19 (18:11) ndaj prishtinasve në takimin e parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
Në pjesën e parë skuadra greke avancoi me 7 gola (18:11), ndërsa në pjesën e dytë Prishtina u mundua por assesi që të ngushtojë humbjen e thellë.
Ndeshja e dytë luhet nesër po në Athinë dhe në orën 18.00, ku Prishtina do të synojë rezultat më të mirë.