Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka tri arsye që të mburret dhe të jetë ballëlart për vitin 2020.
E para, pak kush ka besuar e shpresuar se do t’i vazhdojnë garat në kohë të pandemisë (qershor), por ai me qetësinë e tij së bashku me bordin e FHK-së, vendosën qetë dhe i zhvilluan ato në formë të play-off-it, nxorën kampionët të femrat dhe të meshkujt.
E dyta, me klube morën pjesë në rrafshin ndërkombëtar dhe me rezultate u ndje krenar, për faktin se Besa Famgas nga Peja (meshkujt) u kualifikua deri në rrethin e tretë po ashtu edhe Istogu të femrat.
E treta, përkundër disa kritikave, ai ka ruajtur qetësinë dhe nuk u morë me askënd, i grahi punës, duke treguar edhe një herë nivel perëndimor.
Jo vetëm këtë vit, ai kurrë nuk ngarkohet me kritikat e të tjerëve, prioritet ka projektet!