Një tjetër largim ka ardhur nga Kampionati i Botës në hendboll. Pas Republikës Çeke edhe SHBA është tërhequr nga pjesëmarrja në Kupën e Botës në kategorinë e meshkujve për shkak të disa rasteve me COVID-19.
Në vend të SHBA-së në Egjipt do të udhëtojë Zvicra, që ishte kombëtarja e dytë në pritje në listën e IHF-së.
Lista e kombeve alternative u krijua sipas kritereve të performancës së ngjarjes kualifikuese të kontinentit të kampionit në fuqi të botës, që është Evropa.
Gjatë ditës së djeshme Maqedonia ka zënë vendin e Çekisë në këtë kompeticion.