Klubi i hendbollit Trepça nga Mitrovica është përforcuar për pjesën e dytë të kampionatit, me qëllim që të jetë sa më e fortë.
“Në afatin kalimtar të janarit KH Trepça ka arrit marrëveshje me lojtarin Shpëtim Mehmeti në pozitën bek i djathtë.
Përvoja e Shpëtimit në hendbollin vendor është ndihmë e madhe për klubin tonë në arritjen e synimeve tona në vitin 2021”, njofton KH Trepça.
Mitrovicasit renditen në vend të tretë me 17 pikë në pjesën e vjeshtore dhe me synim që të ruajë këtë pozitë deri në fund.