Stinori pranveror padyshim se do të jetë mjaft i vështirë për klubin e hendbollit Prishtina, prej klubeve më të organizuar në vend me president Nebih Zariqi.
Prishtina po ballafaqohet me lëndimet e lojtareve dhe si rrjedhojë e kësaj do t’i mungojnë edhe dy hendbolliste.
Trajneri Jeton Havolli, gjithsesi e pret një sprovë e vështirë në pjesën e dytë të kampionatit.
“Jemi në përpjekje me u konsolidua, përveç Shkurte Mehmetit (e operuar) edhe Aida Stagovës, që është e lënduar, të tjerat janë gati”, tha shkurt Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Prishtina zë vendin e tretë me 18 pikë gjatë stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës.