Kombëtarja e Kosovës me fitoren në Bukuresht me rezultat 30:25 kundër Rumanisë, shkakton senzacion në Kontinentin e Evropës. Një fitore e madhe, që nuk përshkruhet as me fjalë, në kuadër të grupit të 8-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022 në hendboll (meshkujt).
“Pas një fillimi të fuqishëm dhe me fitore kundër Malit të Zi, Rumania u shemb tërësisht këtë javë, duke humbur tre pikë kundër Kosovës, pas barazimit 23:23 në fillim të kësaj jave”, shkruan në faqen e EHF-it.
“Të dy ekipet shënuan gola, por Rumania ishte në epërsi pas 15 minutash, 8:7, me Demis Grigoras që shënoi katër gola. Por Kosova e përfundoi pjesën e parë me një epërsi 16:12, pasiqë EURO 2022 për Rumaninë dukej po aq e mirë, pas barazimit midis dy palëve katër ditë më parë, 23:23.
Në një çrregullim total në sulm, pala rumune u kthye në një lojë agresive, duke zëvendësuar portierin dhe me një lojtar jashtë fushës, megjithatë Kosova ishte ende në epërsi me 21:16
Gati gjysma e golave të Kosovës erdhën nga një partneritet i shkëlqyeshëm midis Valon Dedajt dhe lojtarit të vijës Kastriot Jupa, duke shënuar së bashku 15 gola
Kosova barazohet me Rumaninë për vendin e dytë në grup, me tre pikë”, shkruan mes të tjera faqja e EHF-it.
Rumania-Kosova 25:30 (12:16)
Palestra në Bukuresht.
Rumania: Grigoras 7, Dumitru 5, Bujor 4, Negru 3, Fenici 2, Fotache 2, Dedu 1, Buzle 1, Botea, Ghita, Popescu, Racotea, Sadoveac, Scog, Stanescu dhe Thalmaier.
Kosova: Kastriot Jupa 8, Valon Dedaj 7, Drenit Tahursylaj 4, Egzon Gjuka 4, Deniz Terziqi 3, Luigj Quni 1, Drilon Tahirukaj 1, Lulzim Shabani 1, Bujar Ramosaj 1, Festim Mustafa, Haris Berisha, Leonard Gegaj, Rron Ramadani, Liridon Zena dhe Armend Alaj.