Fahri Buçinca ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Njeriu që i dha shumë sportit vushtrrias dhe të Kosovës. Kosova mbetët pa një veprimtar të shquar sportiv, që ishte i lidhur me të gjitha sportet, por më së shumti me hendbollin.
Ai ka qenë edhe veprimtar i dalluar në gjeneratës së sakrificës, në vitet 90-ta, duke mos e kursyer kurrë veten.
Shumë vite në stafin e klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt), kur shkëlqenin me sukses në periudhën 2008-2009.
Kosova varfërohet edhe pa një emër të sportit.
Në vitet e 90-ta, Fahri Buçinca ka qenë anëtar i Komisionit te garave dhe anëtar i Kryesisë së Federatës së Hendbollit të Kosovës, mbi të gjitha veprimtar i palodhur sportiv, një patriot që se kishte shoqin.
“Baba jem i miri, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi”, - ka shkruar mes të tjera vajza e tij Xheraldina Vula.
""Vdiq Fahri Buçinca, doajeni i hendbollit vushtrrias dhe të Kosovës.
Hendbolli i Kosovës ka mbetur sot pa një personalitet të shquar dhe një kontribues shumëvjeçar. Fahri Buçinca, doajen i hendbollit vushtrrias dhe atij kosovar në përgjithësi, ka ndërruar jetë në moshë 86-vjeçare.
Kontributi i të ndjerit për sportin tonë është shumë i madh. Buçinca nisi karrierën si lojtar në vendlindje, Vushtrri, si pionier i hendbollit. Më vonë Buçinca e bëri elitare skuadrën vushtrriase. Ishte anëtar i kryesisë së klubit të hendbollit Prishtina e po ashtu delegat në ligat federative. Nga viti 1991 ishte anëtar i kryesisë së FHK-së dhe anëtar i Komisionit të garave të Ligës së Republikës së Kosovës, të mëvetësuar në vitin 1991.
Ishte aktiv edhe në publicistikën sportive, sidomos për regjionin e Vushtrrisë. Është nderuar nga FHK-ja me mirënjohje për vepër jetësore e po ashtu nga KOK-u për kontributin në sport.
Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini në emër të komunitetit të hendbollit i shpreh ngushëllime familjes Buçinca. Kontributi i Fahri Buçincës do të kujtohet përherë", shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.