Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, sot vendosi edhe për finalen e Kupës së Kosovës.
Në mbledhje janë formuar këshillat dhe komisionet e FHK-së për mandatin e ri.
Bordi mori vendim që pjesa finale e Kupës së Republikës së Kosovës të organizohet më 19 e 20 maj, e jo gjatë prillit, siç ishte planifikuar më herët. Ndërrimi i terminit është bërë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares A me Malin e Zi dhe Suedinë.
Bordi i FHK-së ka përshëndetur nënshkrimin e kontratave për sponsorizim me kompanitë “Neptun” dhe “Gorenje”. Në javët e ardhshme pritet të finalizohen edhe disa marrëveshje tjera sponsorizimi.