Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, përgëzon klubet kampione dhe fituesit e Kupës së Kosovës.
Ai tha se këto ditë ishin festë të hendbollit dhe tani mendjen e ka në edicionin e ri, sidomos në garat kualifikuese për Euro 2022.
“Urime për fituesit e Kupës së Kosovës në hendboll - KH Istogu dhe Besa Famgas.
Urime për fituesit e Kampionatit të Kosovës: KH Vushtrria dhe Besa Famgas. Urime pjesëmarrësve të ekipeve të shumta qe garuan.
Gjate ditëve të kaluara ishte Festë e hendbollit. Protagonistët dëshmuan se kanë arritur nivele të larta në ushtrimin e këtij sporti.
Bravo për udhëheqjet e këtyre ekipeve, trajnerëve e sidomos vashave dhe djemve.
FHK dëshmoi se me potencialin që ka, organizon me sukses Kampionatet e Kosovës ne Hendboll.
Sfidat vazhdojnë për hendbollin e Kosovës.
Ju lumtë të gjithëve!
Shihemi shpejt në garat kualifikuese për EURO 2022. Në Prishtinë, po ku tjetër”, ka shkruar Saraçini në profilin e tij në facebook.