Kryetrajneri i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), Blerim Beqiri, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Si fëmijë jam rritur me gazetën “Bota sot’, gjithmonë i ka dhënë motiv sportit të hendbollit.
Gjithmonë ka raportuar për hendbollin, ka paraqitur lajme, tema të nxehta dhe ka qenë kritik pozitiv e motivues për komunitetin e hendbollit.
Uroj 26 vjetorin e gazetës ’Bota sot’, gazetë që asnjëherë nuk e lë anash hendbollin, sportin me traditë”, uron Beqiri.