Kombëtarja e Kosovës U-19 përfundoi aventurën në fazën e grupeve evropiane me një fitore e tre humbje.
Kosova U-19 sonte mposhtet në Shkup me rezultat të thellë 33:16 nga Maqedonia e Veriut U-19, në takimin e xhiros së fundit të grupit 2 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Vashat tona pas fitores me rezultat 30:28 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, sonte pësuan humbje të thellë me 17 gola nga Maqedonia.
Ishujt Faroe përfunduan në vend të parë me 7 pikë, pasojnë Holanda me 6, Maqedonia e Veriut 5, Kosova 2 dhe Bosnja dhe Hercegovina 0 pikë.
Kosova ka bilancin 1 fitore e 3 humbje, me goldallim 75:148. Kosova tani lufton për plasman, të shtunën ndeshet me Islandën U-19.