Prishtina me kryetrajnerin e ri, Verim Zherka, godet në afatin kalimtar për hendbollistë.
Bardhekaltrit përforcohen me Besian Abazin.
Presidenti i klubit, Edi Kolgeci, ka synime të mëdha me ekip për edicionin e ri.
“Besian Abazi, transferi i parë për sezonin 2021/2022.
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se KH Prishtina, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me fundorin e majtë, Besian Abazi. Abazi rikthehet në Prishtinë, pikërisht aty ku edhe e kishte filluar shkëlqimin e tij.
Sezonin e fundit, Abazi ishte në mesin e 10 golashënuesve më të mirë në Kosovë me 170 gola të shënuara në 21 ndeshje”, njofton KH Prishtina.