Hendbollistja e talentuar, Eduarta Kurteshi, ka disa oferta nga klubet tjera por që nuk bëhen të ditur emrat.
Ajo ka gjasa që edhe të largohet nga Prishtina, por gjithçka do të shihet gjatë këtij miniafatit kalimtar, i cili ka filluar nga sot dhe do të përfundojë me 15 janar.
Burimet tona bëjnë të ditur se Eduarta po shqyrton disa oferta por ende nuk e ka dhënë fjalën përfundimtare.
A mund ta mbaj Prishtina këtë lojtare, mbetet të shihet pas afatit kalimtar.