Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në raundin tjetër të Kampionatin Botëror (femrat).
Vashat tona e eliminuan kombëtaren e Ishujve Faroe, me rezultat të përgjithshëm 55:53.
Kosova në dy ndeshje ka treguar angazhim të madh, sfidën e parë e fitoi me 27:24 por të dytën e humbën me 28:29.
Ish hendbollistja e mirënjohur, Shqipe Bajçinca – Brestovci, ish Komesare e Garave të Federatës së Hendbollit të Kosovës, është krenare me hendbollistet dardane me shpirtin luftarak që treguan në parket.
Shqipja komplimenton edhe qytetin e Istogut, ku në palestër ishin mbi 2000 shikues, lojtari i tetë dhe prej më të merituarve për kualifikimin e vashave tona.
“Puna dhe profesionalizmi po ngrisin cilësinë e lojës së bukur të dardanet tona
Po dëshmojnë se edhe ne mundemi dhe ja dalim.
Gjithsesi edhe mbështetja dhe përkrahja e shikuesve i motivoj dardanet tona të cilat nuk kursyen asnjë qelizë për ta dhënë maksimumin. Faleminderit Istog”, thotë Bajçinca-Brestovci për gazetën kombëtare “Bota sot".