Ish hendbollisti Sami Gashi, pas një sëmundje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e tij.
I ndjeri ka luajtur për IMK Çelikun e Ferizajt dhe Borcin II të asaj kohe, në vitet e 80-ta, duke dhënë kontribut të madh.
Gashi është paraqitur në pozitën e alos së djathtë, që ishte ndër lojtarët më të mirë të këtyre ekipeve të lartpërmendura.