Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, po qëndron në Slloveni, ku nesër kombëtarja e Kosovës (meshkujt) ndeshet me Slloveninë.
Kosova do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit të shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Gjinovci takon shqiptarin që njihet me nofkën Hitleri
“Takim rasti në Dobërna të Sllovenisë, ku Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan ndeshjen kualifikuese për EURO 2004 kundër Sllovenisë me kushëririn, ushtarin e UÇK-së, Eminin apo komandant “Hitleri” i cili tash jeton ne Slloveni”, ka shkruar Gjinovci në profilin e tij në facebook.
Sllovenia kryeson me 8 pikë në Grup dhe Kosova është fund me 0 pikë.