Ish gjyqtari i mirënjohur Eshref Beqiri, dhe vëzhgues ndërkombëtar i hendbollit, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime gazetari Kemajl Goca për punën tuaj të jashtëzakonshme..
Tërë këtë kohë e periudhë që të gjithë jemi rritur duke bashkudhëtuar me juve si gazetë, kemi pasur mundësinë që bashkarisht të pasqyrojmë zhvillimin e kulturës sportive, e që më së shumti stafi juaj e ka promovuar.
Stafi juaj ka treguar të gjitha karakteristikat e nevojshme pë
r të pasur këtë sukses, e që të gjithë ju keni bërë gjëra të jashtëzakonshme duke mbajtur jetën sportive të gjallë.
Gjithçka që dëshiroj është që ju të vazhdoni të përballeni me të gjitha pengesat e sfidat, që të përkrahni frymën dhe kulturën sportive, gjë që e bëni me profesionalizëm dhe të jepni më të mirë në punën tuaj”, ka uruar Beqiri.