Trajneri i njohur i hendbollit, Florent Beqiri, po e vazhdon avancimin në zejen e tij.
Beqiri së fundi është pajisur edhe me Licencën B të Federatës së Hendbollit të Gjermanisë.
Me Licencën B, ai ka të drejtë të udhëheq klubet profesionale në Gjermani, deri në nivelin e Bundesliga 2.
Ka disa vjet që Florent Beqiri jeton dhe vepron në Gjermani. Atje ka vazhduar punën si trajner dhe po i kushton rëndësi të avancimit të mëtejmë.
Beqiri ka lënë gjurmë si përzgjedhës i Kosovës A (vajzat), ndërsa ka drejtuar edhe skuadra të ndryshme në vendin tonë.
Është shquar edhe si hendbollist, ku po ashtu kishte suksese të shumta.