Në Prishtinë, përkatësisht në ambientet e partnerit tonë, Hotel Internacional Prishtina, po mbahet seminari qendror për gjyqtarët e hendbollit dhe për vëzhgues/kontrolluesit e ndeshjeve të hendbollit.
Në seminar janë prezent shumica e gjyqtarëve dhe vëzhgues/kontrolluesve, ndërsa po shtjellohen tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndarjen e drejtësisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve.
Në seminar po ligjërojnë Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe Fahredin Hashani, vëzhguesit e Federatës Evropiane të Hendbollit dhe të FHK-së.
Me pyetjet dhe komentet, seminarit po i shërbejnë edhe gjyqtarët dhe vëzhgues/kontrolluesit. Seminari vazhdon edhe të dielën.