Në sallën e Karllovcit, nga ku edhe Luka Cindriq (hendbollist) la gjurmë në mesin e më të mirëve në Evropë, së bashku me 2000 tifozë, hendbollistet kroate hapën kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, duke fituar bindshëm me rezultat 32:22 ndaj Greqisë.
Vashat kroate treguan lojë më të mirë dhe pa vështirësi fituan.
Pjesa e parë ishte në dominim të kroateve, ku shkuan në pushim me 9 gola (17:8) dhe fituan sfidën me 10 gola dallim.
Hendbollistja Pavlloviq me 5 gola është më e efikasja të kroatet, e ndihmuar nga Zadravec 4, P. Posavec 4, S. Posavec 4 me gola etj.
Te grekët më efikasja është Andritsou me 6 gola.
Kroacia është në Grupin 1 me Greqinë, Rumaninë dhe Bosnjën e Hercegovinën.