Kampionia aktuale, Besa Famgas e mposhti në Pejë skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 38:21, në kuadër të javës së 22-të të elitës së hendbollit të Kosovës.
Jon Vokshi u shqua te skuadra pejane me plot 14 gola. Arbios Mushkolaj i kishte gjashtë e Antonio Vozila pesë.
Shtatë gola për Vushtrrinë i shënoi Fitim Klinaku. Nga katër i kishin Egzon Ademi e Amir Fazliu.
Besa është e dyta me 36 pikë. Vushtrria është e gjashta me shtatë pikë.