Kastrioti përballet me Sllobodën e Tuzllës

Hendboll

Kastrioti përballet me Sllobodën e Tuzllës

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 13:07
Hamdi Salihu në veprim

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), Kastrioti, do të paraqitet në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që Kastrioti të përballet me skuadrën nga Bosnjë-Hercegovina, Slloboda e Tuzllës.

Ndeshja e parë zhvillohet në Ferizaj, ndërsa e kthimit në Tuzëll të Bosnjë-Hercegovinës.

Ndeshjet e raundit të parë zhvillohen në shtator. Në Ferizaj ndeshja do të luhet më 14 apo 15 shtator, ndërsa e kthimit më 21 apo 22 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat