Besa Famgas e Pejës pretendon të gjitha trofetë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll.
Edicionin që e lamë pas mbeten pa trofe.
Pejanët konfirmojnë hendbollistin malazez, Vlladimir Stankoviq.
“Kemi arritur marrëveshje me lojtarin malazez Vlladimir Stankoviq i cili edhe më parë ishte pjesë e skuadrës sonë.
Vladimir ka një karrierë të shkëlqyer në Rumani, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.
Pozita e tij si qendror, pasuron përbërjen e ekipit tonë në rrugëtimin e sivjetmë”, njofton KH Besa Famgas.