Besa Famgas gati për derbin e madh, sfidon kampionin 

Hendboll

Besa Famgas gati për derbin e madh, sfidon kampionin 

Nga: K. G. Më: 15 shtator 2024 Në ora: 14:59
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas e Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet për derbin e madh në hapje të edicionit të ri në elitën e hendbollit të Kosovës.

Pejanët synojnë fitore ndaj kampionit në fuqi, Rahovecit, në sfidën që luhet nesër në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Pejanët besojnë e shpresojnë në përparësinë e terrenit dhe në nivelin e lojës, për të mposhtur Rahovecin.

“Jemi gati.

Pejë, nesër mbrëma zhvillojmë ndeshjen e parë të edicionit të ri në Superligën e Hendbollit të Kosovës.

Ndeshja e parë, derbi i parë. E presim KH Rahovecin në Karagaçi në ora 20:00!”, njofton KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat