Ekipi nga Spanja, Caja Rural Aula Valladolid, sonte (20.00) përballet me Ferizajn, në ndeshjen e rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.
Të dyja ndeshjet do të luhen në Spanjë.
E para do të jetë sot, e premte, 4 tetor, në orën 20:00, ndërsa e dyta do të luhet të dielën në orën 12.00.
“Ne e dimë se duhet të bëjmë gjithçka në ndeshjen e parë.
Jemi të vetëdijshëm se do të gjejmë veten në një ndeshje shumë të ndryshme nga ato të mëparshmet e Iberdrola Warrior League”, shpjegoi trajneri i Valladolidit Salva Puig.
Ferizajaset kanë telashe të mëdha, tri hendbolliste nga Guinea që luajnë në petkun e tyre, nuk janë pajisur me viza nga ambasada italiane.
Është fjala për Salemateu Camara, Teninke Kaba dhe Keita Simone Gnarba.