Kroacia është finalistja e parë e Kampionatit Botëror në hendboll.
Të enjten mbrëma në “Arena” të Zagrebit, Kroacia në gjysmëfinale e mposhti Francën me rezultat 31:28.
Kroatët kanë luajtur ndeshje të madhe, ndërsa në pjesën e parë krijuan epërsi deri në dhjetë gola. Franca u afrua në pjesën e dytë, por vetëm deri në tri gola.
Zvonimir Srna e Marin Jeliniq i shënuan nga shtatë gola për Kroacinë. Gjashtë i kishte Ivan Martinoviq. Ka shkëlqyer sidomos portieri Dominik Kuzmanoviq.
Kroacia për herë të pestë do të paraqitet në finale të Botërorit. Deri më tani ka një titull, ndërsa tri finale i ka humbur.
Në gjysmëfinalen e dytë, të premten nga ora 20:30, takohen Danimarka e Portugalia. Kjo ndeshje luhet në Norvegji.
Edhe finalja e së dielës është në Baerum të Norvegjisë.