Kosova e 26-ta në ranglistën e EHF-së

Hendboll

Kosova e 26-ta në ranglistën e EHF-së

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 14:00
Kosova

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror për hendbollistë, Federata Evropiane e Hendbollit ka publikuar ranglistën e ekipeve kombëtare në të dy konkurrencat për periudhë katërvjeçare.

Për bazë janë marrë rezultatet në katër ngjarjet e fundit të mëdha, duke përfshirë kualifikimet.

Te femrat, Kombëtarja jonë është në pozitën e 26-të me 17,25 pikë.

Prapa Kosovës janë Kombëtare si Ishujt Faroe, Finlanda, Izraeli, Rusia, Luksemburgu, Bosnjë-Hercegovina, Lituania, Letonia, Azerbajxhani, Bullgaria e plot të tjera.

Norvegjia është e para, e përcjellë nga Franca, Danimarka, Suedia e Holanda.

Te hendbollistët, Kombëtarja e Kosovës është e 35-ta me 14 pikë.

Letonia, Rusia, Qipro, Bullgaria, Britania e Madhe, Moldavia, Azerbajxhani janë disa prej Kombëtareve prapa Kosovës.

Në listë janë 50 kombëtare, katër prej tyre pa pikë në mungesë të aktivitetit.

E para është Danimarka, kurse pas saj janë Franca, Gjermania, Suedia e Kroacia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat