Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të premten mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, Rahoveci e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:30. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 16-të. Dhe po ashtu fitorja e 16-të për “vreshtarët”.
Alban Haziri ishte më efikasi te mysafirët me 10 gola. Shtatë i shënoi Egzon Vuqitërna, gjashtë Mali Luzha e pesë Jeton Bislimi.
Te Vushtrria tetë gola i shënoi Egzon Ademi. Shtatë i kishte Erkan Abazxhiku, ndërsa nga katër i realizuan Bledon Maloku e Amir Fazliu.
Rahoveci udhëheqë në tabelë me 32 pikë. Vushtrria bie në vendin e shtatë me tetë pikë.
Tri ndeshjet tjera të xhiros së 16-të janë të shtunën.